Flash News

KRYESORE

Kosovë/ Arrestohen dy policë për vrasjen e Ivanoviç

Kosovë/ Arrestohen dy policë për vrasjen e Ivanoviç

Një lajm I fundit na vjen nga Kosova ku janë arrestuar dy efektivë policie në Veri të Mitrovicës të cilët akuzohen për manipulimin e provave rreth vrasjes Ivanoviç.

Të dy të dyshuarit e arrestuar janë efektivë police dhe në momentin e arrestimit policia ka sekuestruar edhe një pistoletë TT dhe disa fishekë.  

Oliver Ivanoviç është ekzekutuar mëngjesin e 16 janarit me dy plumba në Veri të Mirovicës.

Drejt Ivanoviçit thuhet se u qëllua me armë derisa ai po hynte në ambientet e partisë së tij. Sipas informatave jozyrtare, Ivanoviç pas sulmit u transportua menjëherë në spitalin rajonal të Mitrovicës, por pa shenja të jetës. Ndihma urgjente u thirr nga një fqinjë që kishte shkuar për të blerë bukë aty pranë vendit të incidentit, raportojnë mediat serbe, transmeton 'Zëri.info'.

Sipas njoftimit të Ksenija Bozovic nga GI SDP, policia gjeti tre predha para zyrës. Një njeri i panjohur qëlloi me pistoletë në drejtim të tij. Mësohet jozyrtarisht, megjithatë, se 4 predha u gjetën në vendin e ngjarjes, se arma kishte një shurdhues dhe se u qëllua nga një makinë në lëvizje.

Jo larg nga vendi i ngjarjes, u gjet një makinë e djegur "Opel astra", me të cilën vrasësi ka të ngjarë të ishte larguar dhe më pas i vuri zjarrin për të mbuluar gjurmët. E gjithë Mitrovica është nën një bllokadë të fortë policore dhe qytetarët, veçanërisht serbët, janë jashtëzakonisht të shqetësuar.

 

Të fundit