Flash News

KRYESORE

Kosovë/ LDK denoncon Vetëvendosjen: Po bëjnë fushatë me moton tonë të 2014

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka denoncuar partinë Lëvizja Vetëvendosje për përvetësim të motos së tyre të përdorur në vitin 2014.

“Vetëvendosje ka vendosur që në këto zgjedhje të bëjë fushatë me moton që e ka përdorur Forumi i Rinisë së LDK’së në vitin 2014, “Me Zemër”, thotë Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një reagimi dërguar mediave.

“Për më shumë, edhe paraqitja grafike e logos së Vetëvendosjes është shumë e ngjashme me fushatën e FR të LDK’së të para 3 vjetëve”, thotë partia e udhëhequr nga Isa Mustafa në reagimin e saj.

Më 12 mars të vitit 2014, Forumi i Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës kishte prezantuar fushatën me moton  “LDK me Zemër”, fushatë kjo për anëtarësimin e të rinjve në gjithë Kosovën.

Të fundit