All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Kosovë/ LVV dhe LDK drejt arritjes së marrëveshjes për formimin e qeverisë

Kosovë/ LVV dhe LDK drejt arritjes së marrëveshjes për
All - Paragraf - 1

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se në takimin e sotëm mes liderit të partisë Albin Kurti dhe kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, ka pasur përafrime në bisedimet për formimin e qeverisë së re. Të dy liderët u takuan për më shumë se tre orë në Kuvendin e Kosovës, por për mediet nuk folën.

All - Paragraf - 3

LVV bëri të ditur me anë të një njoftimi se takimi i radhës do të ndodh nesër.

“Në kuadër të rifillimit të bisedimeve, në takimin e sotëm ndërmjet Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, pati përafrim. Takimi i radhës drejt marrëveshjes për koalicionin qeverisës LVV-LDK është nesër”, thuhet në njoftimin e LVV-së.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti shkroi në Facebook se ka lëvizje në arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje mes LVV-së dhe LDK-së.

“Kemi lëvizje në arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje në mes të dy partive. Nesër takohemi prapë”.

Të fundit