Flash News

KRYESORE

Kosovë/ Mustafa i vendos një afat Kurtit për arritjen e marrëveshjes

Kosovë/ Mustafa i vendos një afat Kurtit për arritjen e

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, deklaroi se ai nuk i ka ndërprerë kontaktet me kreun e lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, në përpjekje për të gjetur gjuhën e përbashkët për krijimin e koalicionit qeverisës. Mustafa shtoi se marrëveshja duhet që të arrihet, duke respektuar vullnetin e qytetarëve.

“Ju dëgjuat deklaratën e kryesisë, ne mbetemi të përkushtuar që të punojmë për marrëveshje, mirëpo, një marrëveshje që respekton vullnetin e qytetarëve në zgjedhjet e tetorit. Ne mendojmë që marrëveshja duhet të qet në pah një qeveri të balancuar dhe përgjegjësi të balancuar në mes të dy palëve, në harmoni me besimin që na kanë dhënë qytetarët”.

Lideri i LDK-së mendon se propozimi i tyre i fundi është i balancuar dhe ka vendosur edhe një afat.

“Ne kemi dhënë një propozim që mendojmë që është shumë i balancuar që mendojmë që VV-ja duhet ta trajtojë me vëmendje të veçantë dhe mbesim të hapur që të ulemi të bisedojmë por që ajo të ketë një përfundim sa më të shpejtë deri në fund të kësaj jave që të bëjmë marrëveshjen ose të konstatojmë që nuk ka kushte që marrëveshja të bëhet. Këtu mbetemi me këto pozita, gjithsesi me vullnet që të përfundohet marrëveshje”.

Të fundit