Flash News

KRYESORE

Kosovë/ Pushohet nga puna imami kosovar se mbrojti Teorinë e Evolucionit

Kosovë/ Pushohet nga puna imami kosovar se mbrojti Teorinë e

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) përjashtoi nga puna si imam i xhamisë në Vitomericë të Pejës, Drilon Gashin, me arsyetimin se ka shkelur parimet e Kuranit.

Gashi, i cili kishte dy vite në këtë xhami deklaroi se shkak për këtë shkarkim, u bë një deklaratë e bërë në muajin qershor të vitit 2018, në televizionin “Rrokum”, ku ai tha se “teoria e evolucionit është teoria e vetme bashkëkohore që ka arritur t’iu bëjë ballë furtunave të kohës. Do të thotë argumentet po shkojnë deri tek ajo që evolucioni është fakt”.

Në Facebook, Gashi shkroi se ishte shkarkuar para një muaji, por vendimin i erdhi sot.

“Arsyetimi i tyre çuditërisht thotë se përmes deklaratave të mia, paskam shkelur Kuranin dhe traditën profetike! Ndërsa unë deklaroj që çdo herë jam munduar ta pasoj vetëm argumentin, të vërtetën dhe t’i qëndroj besnik rrugës së drejtë dhe Kuranit”.

Ai akuzoi BIK se mungon të menduarit racional dhe “nuk u lejohet mendimi kritik e as dialogu.

“Nuk jam i zhgënjyer pse ma mbyllën derën e Xhamisë, më hodhën në rrugë dhe mbeta i papunë, por më dhemb zemra për këtë sistem të instaluar brenda institucionit më të madh fetar në vend, i cili në këtë mënyrë, katërcipërisht po bie nën ndikimin e ideologjive dhe doktrinave fetare politike të jashtme”, u shpreh Gashi.

Të fundit