Flash News

KRYESORE

Kosovë, shkon në 9 numri i viktimave nga Covid-19

Kosovë, shkon në 9 numri i viktimave nga Covid-19

Ka shkruar në 9 numri i viktimave nga koronavirusi në Kosovë.

Qendra Klinike Universitare e Kosovës njofton se mbrëmë pas mesnatës ka ndërruar jetë pacienti 69 vjeçar nga komuna e Suharekës, i cili ndodhej në gjendje të rëndë dhe kishte edhe probleme kardiake.

Sipas raportit 24 orësh, në Klinikën Infektive po trajtohen 53 raste pozitiv me COVID-19, kurse janë shëruar 3 pacientë.

“Gjendja e pacientëve të sëmurë me COVID-19 është si vijon: 39 raste janë në gjendje stabile, 12 raste janë në trajtim me oksigjeno-terapi dhe përkujdesje intensive.

Në mjekimin intensiv të klinikës janë 3 pacientë në gjendje kritike, prej të cilëve njeri është në oksigjeno-terapi dhe përkujdesje intensive si dhe dy pacientë janë në ventilim mekanik”, njofton QKU.

Deri tani numri i të infektuarve në Kosovë ka arritur në 387, i të shëruarve 69.

Javën që lamë pas në Kosovë gjatë një dite në Kosovë u shënuan 79 të infektuar, gjë që rriti panikun. Ekspertë të ndryshëm bënë thirrje që të rishikohen edhe njëherë masat lehtësuese të qeverisë për frenimin e virusit.

Të fundit