Flash News

KRYESORE

Kosovë/ Veseli: Nuk do të ketë ngërç politik, s'ka kohë për të humbur

Kosovë/ Veseli: Nuk do të ketë ngërç politik,

Kadri Veseli kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, nuk mendon se vendi mund të përballet me një ngërç politik, ashtu sikurse në vitin 2014, pas zgjedhjeve parlamentare.

"Aspak. As nuk e mendoj. As nuk duhet të ndodhë ajo", është përgjigjur Veseli, kur është pyetur për gjasat e përsëritjes së një ngërçi. Ai madje ka thënë se garanton që s'do të ketë ngërç politik në vend, raporton Gazeta Express.

"Duhet të reflektojmë më tepër nga interesat qytetarë, nga zhvillimi ekonomik, nga forcimi i pronës private dhe ndërmarrësisë, nga fuqizimi i fermerëve tanë, nga fuqizimi i rinisë dhe gruas, sesa të mendojmë vetëm për egon tonë politike, të një lideri apo të një partie të caktuar", ka thënë kreu i PDK'së në RTV Dukagjini.

"Shembullin e parë e ka dhënë vetë PDK dhe unë. E kemi dhënë qysh para zgjedhjeve. Duke paramenduar se mund të kemi një stituatë të tillë, në të cilën mund të vinim, kemi shkuar në një koalicion, i cili i hap premisat në rend të parë pajtimit të madh, në të njëjtën kohë ecjes përpara në agjendën zhvillimore", ka theksuar Veseli.

Sipas tij, Kosova dhe qytetarët e vendit nuk kanë kohë për të humbur.

Të fundit