Flash News

E-TJERA

Kosovë/LDK e PDK gati ankesat për Prishtinën, Prizrenin e Dragashin

Kosovë/LDK e PDK gati ankesat për Prishtinën, Prizrenin e

Partitë politike janë në pritje të shpalljes së rezultateve përfundimtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, që t’i fillojnë më pas procedurat ligjore për kontestimin e rezultateve në disa komuna.

Lidhja Demokratike e Kosovës, konteston rezultatin në Prishtinë e Dragash, kurse Partia Demokratike e Kosovës në Prizren.

Komisioni Qendror i Zgjedhje, pritet që të mërkurën të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale për kryetarë të komunave. Por, përkundër njoftimeve të shpalljes së këtyre rezultateve, disa parti politike kanë paralajmëruar se nuk do ta njohin atë rezultat dhe do të vazhdojnë me ankesat e tyre në institucioneve përkatëse.

Memli Krasniqi, nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, tha se pas publikimi të rezultateve do të ndiqen procedurat ligjore.

PDK pretendon se kandidati i saj në Prizren, Shaqir Totaj, është dëmtuar në raport me kandidatin nga Lëvizja Vetëvendosje, Mytaher Haskuka, i cili sipas KQZ-së i ka fituar zgjedhjet në këtë komunë.

Të fundit