Flash News

KRYESORE

Kostandin Xhuvani ‘del nga burgu’, i aprovohet leja për varrimin e të atit

Kostandin Xhuvani ‘del nga burgu’, i aprovohet leja për

Kostandin Xhuvani do të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të të atit, Gjergji Xhuvani i cili u nda nga jeta parakohe pak ditë më parë.

Drejtoria e Burgjeve ka aprovuar lejen e kërkuar prej të riut, për të marrë pjesë në varrim. Ai do të shoqërohet nga efektivë policie dhe do të lejohet të marrë pjesë vetëm gjatë periudhës së ceremonisë së varrimit.

Kostandin Xhuvani u arrestua mëngjesin e 4 nëntorit 2014 pranë fakultetit Ekonomik, pasi kishte qëlluar me pistoletë Edison Jahon dhe Enea Xhajin, dy persona me të cilët kishte patur konflikt të çastit, si dhe mikun e tij Arbër Demirajn dhe shtetasin italian Gianpaolo Azzola që ishte klient i lokalit “Ante Grand” ku ndodhi krimi.

Ai u arrestua pak metra larg lokalit të natës në rrugën e Elbasanit, në tentativë për t’u larguar. I kërkoi efektivit të policisë që ta falte, duke i thënë se ishte djali i deputetes Luiza Xhuvani (në atë kohë).  Dënimin po e vuan në burgun e Fushë-Krujës.

Ndërkohë, regjisori i njohur u nda nga jeta në moshën 56-vjeçare si shkak i një sëmundje të rëndë në një spital në Itali.

Trupi i pajetë i regjisorit mbërriti sot në tokën shqiptare, ndërsa miqtë e të afërmit  do të kryejnë ritet mortore, në një ceremoni që familja ka zgjedhur të jetë private, jo me homazhe shtetërore.

Të fundit