Flash News

KRYESORE

Kostandinos Kaçifas i arrestuar për hashash, merrte pjesë në protestat e ‘Agimit të Artë’

Kostandinos Kaçifas i arrestuar për hashash, merrte pjesë

Kostandinos Kaçifas, minoritari grek i vrarë dje nga forcat RENEA pasi qëlloi mbi policinë, rezulton se ka qenë ndaluar nga policia greke në vitin 2009, si anëtar i një organizate kriminale të trafikut të narotikëve. Në atë kohë, policia gjeti një sasi kanabisi në automjetin e tij dhe në shtëpi.

Sipas Artur Bibes, korrespondent i Top Channel në Athinë, 35 vjeçari ka patur edhe një dosje tjetër, ku është hetuar për përfshirjen e tij drejt ekstremit të djathtë.

Raportohet se Kaçifas nuk ka qenë anëtar i “Agimit të Artë”, por ka marrë pjesë në protestat e tyre dhe gradualisht është larguar nga kjo parti ekstremiste në Greqi.

Të fundit