Flash News

KRYESORE

Kotzias këshillon Athinën dhe Tiranën: Nuk duhen ngritur tonet

Kotzias këshillon Athinën dhe Tiranën: Nuk duhen ngritur tonet

Ish-ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, ka folur për herë të parë, që pas shkarkimit nga detyra, sa i takon raporteve mes Shqipërisë dhe Athinës.

Në një intervistë për mediat greke, Kotzias shprehet se as Athina dhe as Tirana nuk duhet të ngrenë tonet.

“Nuk është e drejtë që politika jonë e jashtme të ngrejë tonet me palën turke dhe shqiptare. Me Turqinë kemi një ndryshim në kulturën politike. Turqia nuk duhet të ndërhyjë në politikën tonë, ne kemi kulturë paqeje. E njëjta gjë vlen edhe për Shqipërinë, e cila ka ngritur tonet në dy muajt e fundit”, është shprehur Kotzias.

Ish-ministri i Jashtëm grek ka shprehur kritika edhe për kreun e opozitës greke, Mitsotaksi, për të cilin tha se “është e papranueshme të deklarojë se Shqipëria nuk do t’i bashkohet BE-së. Këto janë gjëra që zgjidhen me diplomaci serioze”.

Të fundit