Flash News

KRYESORE

Kotzias përpara vizitës në Prishtinë: Greqia nuk do e njoh pavarësinë e Kosovës

Kotzias përpara vizitës në Prishtinë: Greqia nuk do e njoh

“Konsullata nënkupton përfaqësimin diplomatik dhe të drejtat e autoriteteve diplomatike. Nuk është rënë dakord për një gjë të tillë dhe as nuk parashikohet të bëhet.” Kjo është deklarata e ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Kotzias gjatë takimeve që zhvilloi në Beograd, kur u pyet për zyrën që Athina ka hapur në Prishtinë.

Kotzias ka theksuar se zyra grekë në Prishtinë nuk përbën përfaqësim diplomatik dhe se Greqia nuk do të ndryshojë qëndrim sa i përket mosnjohjes së Kosovës.

Ministri grek është takuar me homologun Ivica Daçiç dhe presidentin Aleksandar Vuçiç, të cilëve u ka premtuar mbështetje për procesin e integrimit të Serbisë në Bashkimin Europian.

Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Greqisë ka konfirmuar vizitat që Kotzias ka planifikuar të zhvillojë nesër në Ohër të Maqedonisë dhe në Prishtinë, ndërsa nuk është konfirmuar ndonjë vizitë në Tiranë, edhe pse mediat greke raportuan për diçka të tillë.

Të fundit