Flash News

KRYESORE

Kouchner: Po të kishte çmim ‘Nobel’ për liri e sakrificë, do t'i takonte familjes Jashari

Kouchner: Po të kishte çmim ‘Nobel’ për liri e

Dje u shënua 20-vjetori i rënies së komandantit të UÇK-së, Adem Jashari dhe familjes së tij në Prekaz, në luftë kundër milicisë serbe.

5 marsi i vitit 1998, ishte edhe dita kur ranë Shabani, Ademi, Hamza bashkë me shumicën e anëtarëve të familjes, përfshi gra e fëmijë.

Pamjet e vrasjes së kësaj familje u bën krye-lajm dhe u transmetuan nga mediat anekënd botës.

Ndërkohë, që kryengritja e UÇK-së kundër pushtetit të atëhershëm vazhdonte, pas vdekjes se Adem Jasharit, UÇK-së, iu shtuan shumë vullnetarë dhe u bë ushtri më e organizuar.

Lufta vijoi deri në bombardimet e NATO-s. Pas rreth 78 ditë sulmesh, në qershor 1999, pushteti i Sllobodan Millosheviçit, tërhoqi forcat nga Kosova.

Familja Jashari u shndërrua në simbol të qëndresës së shqiptarëve të Kosovës për liri dhe pavarësi.

Është e famshme deklarata e njërit prej kryeadministratorëve të parë të Misionit të OKB-së në Kosovë, me vonë edhe ministër i Jashtëm i Francës, Bernard Kouchner.

Në Prekaz, ai deklaroi se po të kishte çmim ‘Nobel’ për liri e sakrificë, pa dyshim që ai do t’i takonte Familjes Jashari.

Të fundit