Flash News

KRYESORE

Kovac ka edhe dy prova para shkarkimit, e vendosin... grekët!

Kovac ka edhe dy prova para shkarkimit, e vendosin... grekët!

Niko Kovac po kalon ditët e fundit te Bayern. Kjo është e dukshme. Sot ai u paraqit herët në mëngjes për stërvitje dhe punoi vetëm me rezervat. Lojtarët e tjerë e kishin pushim, me përjashtime të vogla.

Sipas medias gjermane, dyshja Hoeness-Rummenigge ende nuk e ka marrë vendimin për shkarkimin e tij. Sipas tyre, duhet dhënë edhe mesazhi i familjes, ngaqë Kovac më parë ka qenë vetë lojtar i Bayernit dhe meriton respekt. Problemi është se atë nuk e duan lojtarët.

Një skenar i ngjashëm ka ndodhur me trajnerin Carlo Ancelotti, vendin e të cilit e zuri Jupp Heynckes, i cili shpëtoi skuadrën bavareze kushedi se për të satën herë. Tani nuk ka më Don Jupp dhe nuk ka më as durim. Nëse Ancelotti u pushua nga puna pas humbjes turpëruese në Champions League kundër PSG-së, me 3 gola të pësuar, Kovac nuk ka asgjë më shumë për t'u trajtuar si i paprekshëm.

Humbja 5-1 me Frankfurtin u djeg shumë drejtuesve. Ata deri tani kanë vendosur që kroati të ketë edhe dy ndeshje kohë, për të treguar se vërtet ia vlen dhe se duhet të qëndrojë të paktën deri në fund të sezonit në krye të stolit bavarez. Pra, Hoeness dhe Rummenigge do të presin ndeshjet me Olympiacos-in dhe Dortmundin.

Nëse ndodh që Bayern nuk fiton ndaj grekëve në Champions League, në media raportohet se Kovac do të shkarkohet. Pra, Bayern nuk do ta presë nëse do të fitojë ndaj Dortmundit.

Të fundit