Flash News

KRYESORE

Kovac nuk e di të ardhmen, pranon se mund të shkarkohet

Kovac nuk e di të ardhmen, pranon se mund të shkarkohet

Trajneri i Bayerni Munchen-it, Niko Kovac, ka folur pas humbjes kundër Frankfurtit me rezultatin 5-1. Ai e ka pranuar se nuk e di nëse do të vazhdojë të jetë në krye të kampionëve të Gjermanisë.

“Nuk mund të them asgjë për të ardhmen time. Ajo çfarë mendoj unë nuk ka shumë rëndësi në këto momente. Ju (gazetarët) duhet të pyesni ata persona që janë përgjegjës për emërimin e trajnerëve, jo mua”.

Humbja - “Ndeshja nuk shkoi ashtu siç e kishim menduar. Edhe pse ishim me një lojtar më pak, skuadra nuk duhet të shpërfytyrohej në atë mënyrë. Është një zhgënjim i madh. Por ju garantoj që ashtu si dhe në sezonin e kaluar, edhe tani nuk do të dorëzohem për asnjë minutë".

Të fundit