Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Kovaçiç drejt transferimit te Chelsea, Real Madrid në ‘luftë’ me Interin për Modriç
Julen Lopetegui është munduar të qetësojë dy lojtarët kroatë të Real Madridit, Luca Modriç dhe Mateo Kovaçiç, për të cilët ka thënë se do vijojnë të shkëlqejnë te kampionët e Europës.
Megjithatë, Modriç dhe Kovaçiç duken të bindur në dëshirën e tyre për t’u larguar nga Madridi.
Situata për Kovaçiç ka filluar të qartësohet dhe mesfushori është shumë pranë kalimit te Chelsea. Pas eksperiencës në Serie A me Interin dhe në La Liga me Realin, Kovaçiç është shprehur i gatshëm për transferimin në Premier League.
Sa i përket Modriç situata është më e komplikuar, kjo për faktin se presidenti Florentino Perez nuk dëshiron largimin nga ekipi të lojtarit më të mirë të Kupës së Botës.
Reali dhe Interi janë prej ditësh në një luftë të vazhdueshme për Modriç, i cili ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga Madridi. Në fund të kësaj jave pritet të bëhet publik edhe vendimi që Modriç dhe Perez do të marrin.