Flash News

KRYESORE

KPA jep vendimin e parë për ankimimin e Adriatik Llallës

KPA jep vendimin e parë për ankimimin e Adriatik Llallës

Kolegji i Posaçëm e Apelimit jep vendimin e parë për ankimimin ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llallës.

Në këtë seancë të parë, trupa gjykuese u vendos të shtyjë seancën më 31 maj duke i lënë 15 ditë kohë ish-kryeprokurorit ose të paraqitet vetë në seancë, pasi sot mungoi, ose t’i japë tagrin për ta përfaqësuar avokati i tij, Sokol Hazizaj.

Kjo pasi sipas trupit gjykues referuar deklarimeve të avokatit, Llalla nuk kishte dijeni personale për ankimin e paraqitur nga Komisioni Publik për vendimin e KPK për të vendosur nëse ish-kryetari i organit të akuzës do t’i nënshtrohet ose jo procesit të vettingut.

Në këto kushte, trupi gjykues e shtyu seancën dhe kërkoi që avokati të plotësojë prokurën dhe të njoftohet për seancën e radhës Adriatik Llalla.

Të fundit