Flash News

KRYESORE

KPA vendos shkarkimin e gjyqtarit të Apelit të Tiranës, Ervin Metalla

KPA vendos shkarkimin e gjyqtarit të Apelit të Tiranës, Ervin

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi që të përjashtojë nga sistemi i drejtësisë gjyqtarin e Gjykatës së Apelit të Tiranës, Ervin Metalla. Vendimi u mor nga trupa gjykuese e përbërë nga Albana Shtylla, kryesuese, Ardian Hajdari, Natasha Mulaj dhe Ina Rama anëtarë.

Me shumicë votash u vendos lënia në fuqi e vendimit nr 45 datë 23 korrik 2018 e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Ervin Metalla. Shkak i shkarkimit nga KPK ishin problemet me pasurinë.

U gjet se ai kishte kryer një sërë transaksionesh fiktive me qëllim përfitimin e padrejtë të një kredie të butë, ndërkohë që gjyqtari nuk mori përsipër edhe barrën e provës për pasuritë e vëllait. Ervin Metalla ishte kandidat për në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Të fundit