Flash News

KRYESORE

KPK i gjeti shkelje, shkarkohet nga detyra prokurori i ‘21 Janarit’

KPK i gjeti shkelje, shkarkohet nga detyra prokurori i ‘21 Janarit’

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra prokurorin e Tiranës, Adriatik Cama.

Ai njihet si një nga dy prokurorët që ka hetuar dosjen hetimore të 21 janarit, ku u vranë 4 persona në bulevard, si dhe ka përfaqësuar akuzën në gjykimin ndaj ish-deputetit Mark Frroku, i akuzuar për vrasje në Belgjikë.

Procesi i rivlerësimit u drejtua nga Genta Tafa Bungo, me anëtarë Suela Zhegun dhe Pamela Qirkon.

Sipas KPK Cama nuk justifikoi pasurinë e tij. Mësohet se Cama zotëronte pasuri familjare në vlerën e 3.3 milionë lekëve në vitin 2003-kur deklaroi pasurinë për herë të parë. Në fund të vitit 2017, pasuria e tij rezulton e dyfishuar me një vlerë totale prej 7.9 milionë lekësh.

Të fundit