Flash News

KRYESORE

KPK konfirmon në detyrë Altin Dumanin, kandidat për SPAK-un

KPK konfirmon në detyrë Altin Dumanin, kandidat për SPAK-un

Prokurori Altin Dumani do të vazhdojë që të ushtrojë detyrën e tij. Ky është vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që unanimisht votoi se Dumani është i pastër si nga ana pasurore ashtu edhe nga integriteti profesional e ai moral. Dumani mban detyrën si Prokuror i Apelit për Krimet e Rënda shihet edhe si kandidati favorit për drejtimin e SPAK, për shkak se është renditur i pari për aftësitë e larta profesionale.

Vendimi i KPK-së u prit me duartrokitje nga të pranishmit në sallë. Një vendim i tillë për prokurorin ishte i pritshëm, duke qenë se edhe vëzhgues i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Theo Jacobs nuk bëri asnjë pyetje për të.

Madje Jacobs tha se kjo ishte hera e parë që atij nuk i kishin lindur pyetje për ata që kanë kaluar në sitën e vetingut.

“Kam marrë pjesë në 25 çështje dhe kjo është hera e parë që s’kam asnjë pyetje. Zoti Dumani qenka me fat”, u shpreh Jacobs.

Altin Dumani pritet të jetë prokurori i ardhshëm i SPAK-ut. Në listën e KLP u rendit si i pari për këtë garë.

Të fundit