Flash News

KRYESORE

KPK shkarkon gjyqtaren e "Administratives" në Shkodër për mosdeklarim të pasurisë

KPK shkarkon gjyqtaren e "Administratives" në Shkodër

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren Valbona Durraj, pranë Gjykatës Administrative në Shkodër.

Vendimin e mori trupa gjykuese që përbëhej nga Xhensila Pine kryesuese, Suela Zhegu relatore dhe Olsi Komici anëtar. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte e pranishme gjatë seancës dëgjimore, Marie Tuma.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi se gjyqtarja Valbona Durraj nuk i kishte deklaruar burimet e pasurive të saj, ndërkohë që ngriti dyshime se ajo kishte kryer vepra penale, përfshirë evazion fiskal dhe ndërtim pa leje.

'Vetting' ka shkarkuar nga detyra shumë prokurorë e gjykatës, si pasojë e korrupsionit apo shkeljeve të ngjashme.

Të fundit