Flash News

KRYESORE

KPK zbardh pasurinë e gjyqtarit, apartamente në Bulqizë, Tiranë e Vlorë

KPK zbardh pasurinë e gjyqtarit, apartamente në Bulqizë,

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka rrëzuar sot kërkesën e bërë nga gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Artan Laze, për përjashtimin e trupës që do shqyrtojë dosjen e tij.

Laze kërkoi përjashtimi e trupës gjyqësore pasi, sipas tij, ishin treguar të njëanshëm si dhe trupa e KPK e ka hetuar atë vetëm për pasurinë dhe jo për aftësitë profesionale dhe morale.

Nga ana e saj, KPK ka kryer hetim të plotë mbi gjendjen pasurore, mbi të ardhurat dhe shpenzimet e gjyqtarit. Sipas KPK, gjyqtari rezulton të ketë një apartament në Bulqizë, një apartament me sipërfaqe 158 m2 në “Rrugën e Kosovarëve”,  një apartament me sipërfaqe  120 m2 në “Rrugën e Durrësit”, tokë kullote në Porto Palermo në Vlorë në vlerën 200 mije lekë, një makine Benz të blerë nga KQZ si dhe një apartament në Vlorë.

Të fundit