Flash News

KRYESORE

KQZ gjobit 7 parti politike, mes tyre edhe tre partitë e mëdha

KQZ gjobit 7 parti politike, mes tyre edhe tre partitë e mëdha

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur gjoba ndaj partive politike për të cilat, sipas KQZ-së, u konstatuan se kishin shkelje në mosraportimin e shpenzimeve gjatë fushatës zgjedhore.

KQZ-ja gjobiti në masën dy milionë lekë Partinë Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU), si dhe subjektin Sfida.

Ndërkohë, me nga një milion lekë janë sanksionuar subjektet zgjedhore Partia Demokratike, Partia Socialiste, Lëvizja Socialiste për Integrim, Partia Social-Demokrate dhe Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë.

Të fundit