Flash News

KRYESORE

KQZ hedh shortin për numëruesin e tretë, LSI në tavolinat me numër çift, PDIU në tavolinat tek

KQZ hedh shortin për numëruesin e tretë, LSI në tavolinat me

Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve hodhi sot shortin për numëruesin e tretë në grupet e numërimit të votave mes Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet.

Në bazë të shortit LSI merr anëtarin e tretë në tavolinat me numër çift, ndërkohë PDIU merr anëtarit e tretë në tavolinat me numër tek.

Partia Socialiste dhe ajo Demokratike do të kenë nga anëtarin e parë dhe të dytë në grupin e numëruesve.

Anëtari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Gëzim Veleshnja, ditën e djeshme nën kërkesën se LSI s’ka pse të hyjë në short pasi ka qenë forcë e tretë, është larguar i indinjuar nga mbledhja. Nga ana tjetër është marrë vendimi që numëruesi i katërt të jetë në radhët e PR-së.

 

 

Të fundit