Flash News

KRYESORE

KQZ i heq mandatin këshilltarit të bashkisë Pukë, kishte qenë i dënuar me 3 vite burg

KQZ i heq mandatin këshilltarit të bashkisë Pukë, kishte

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka hedhur mandatin një këshilltari të Bashkisë në Pukë, pasi kishte probleme me dekriminalizimin. Bibë Kolaj, i cili i përkiste PDK-së, mësohet se nuk e kishte deklaruar një dënim me tre vite burg. Vendimi ndaj Kolajt u mor me 7 vota pro në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Më herët, në shkurt të këtij viti, KQZ shpalli të pavlefshme mandatet për 6 këshilltarë të tjerë bashkiake në zona të ndryshme të vendit, të cilët kishin probleme me dekriminalizimin.

Sakaq, në mbledhjen e sotme KQZ ka zëvendësuar këshilltarët e LSI të këshillave bashkiakë, të cilët u bënë deputetë në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit. KQZ ka zëvendësuar Shezai Rrokajn, Endrit Braimllarin dhe Floida Kërpaçin, dhe në vend të tyre morën mandatin e këshilltarit bashkiak, Ermir Bego, Naim Halili, dhe Genta Mezini.

Të fundit