Flash News

KRYESORE

KQZ i dërgon kërkesën për të marrë mandatin, kreu i FRPD në Shkodër: Demokratët e refuzojnë këtë farsë

KQZ i dërgon kërkesën për të marrë mandatin, kreu

Kërkesa për të pranuar mandatin e deputetit i ka shkuar edhe Arvit Bushatit, kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike në Shkodër. Nëpërmjet një reagimi, Bushati thotë se priste shkresën e KQZ-së dhe për këtë arsye e ka gati refuzimin për t’u bërë pjesë e Kuvendit, që ai e konsideron jo legjitim dhe vullnet të votave të blera.

Bushati thekson se demokratët e refuzojnë farsën e zëvendësimit të deputetëve dhe do të vazhdojnë betejën për një Shqipëri demokratike.

Reagimi i Arvit Bushatit:

Kjo eshte kerkesa qe Komisioni qendror i zgjedhjeve me ka sjelle per pranimin e mandatit te deputetit si pjese e listes se PD qarku Shkoder nga zgjedhjet e 2017. Ne fakt e prisja kete shkrese ashtu siç edhe kam gati refuzimin per te mos njollosur emrin tim ne ate kuvend jo legjitim, i dale jo nga vullneti i qytetareve por i votave te blera, te vjedhura e te monitoruara nga krimi.

Nese do te pranoja kete mandat, cili do te ishte mesazhi qe do t'i jepja rinise, atyre bashkemoshatareve qe me kane mbeshtetur mua dhe partine demokratike ne cdo aksion politik dhe jo vetem.

Nje JO te madhe dhe padiskutim qe nga lista e Shkodres njezeri ne demokratet refuzojme kete farse dhe do te vazhdojme betejen tone per nje Shqiperi demokratike qe voton per te zgjedhur pa krimin ne mes, por me qytetaret.

Faleminderit cdo demokrati per mbeshtetjen dhe do te vazhdojme pa u ndalur ne rrugen e nisur, duke mos u terhequr nga qendrimi jone.

Të fundit