Flash News

KRYESORE

KQZ i jep mandatet, tre kandidatë do betohen në Kuvend të enjten

KQZ i jep mandatet, tre kandidatë do betohen në Kuvend të enjten

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dhënë sot mandatet e deputetëve tre kandidatëve që kishin dorëzuar formularët e dekriminalizimit.

Suzana Topi nga lista e LSI-së dhe Besnik Troplini me Selami Jenishehri nga lista e PD-së, do të betohen këtë të enjte si deputet të Kuvendit të Shqipërisë. Ata do të jenë deputetët e rinj të ashtuquajturës ‘opozita e re’.

Janë 30 deputetë që kanë hyrë në Kuvend që pas largimit të PD dhe LSI, të cilat u janë bashkuar tre deputetëve të këtyre partive që nuk pranuan të djegin mandatet.

Me hyrjen e tre deputetëve të tjerë të enjten, numri i tyre në opozitën brenda Parlamentit shkon në 36. Ndërkohë, janë edhe tre kandidatë të tjerë, Valter Haliti, Kostaq Papa dhe Krenar Rryçi, që kanë dorëzuar gjithashtu formularët dhe presin vendimin e KQZ-së.

Të fundit