Flash News

KRYESORE

KQZ i jep mandatin dy deputetëve të rinj

KQZ i jep mandatin dy deputetëve të rinj

Komisionin Qendror i Zgjedhjeve i ka dhënë mandatin dy kandidatëve për deputetë nga listat shumëemërore ne PD.

Bëhet fjalë për Krenar Rrycin që vjen nga Partia Demokratike e qarkut të Durrësit dhe Kostaq Papës, që vjen po nga listat e PD, por qarku Tiranë.

Më 6 mars, Krenar Rryci u shpreh në media se ishte penduar që ka refuzuar të marrë mandatin. Pasi kishte firmosur dorëheqjen, pranoi se ka ndryshuar mendje dhe do pranojë mandatin.

Emri i Krenar Rrycit, i cili listohet i 18-ti në listën e PD-së në qarkun e Durrësit, ishte mes 103 kandidatëve të djathtë që refuzuan të marrin mandatin, por kandidati mohon t'i kenë ofruar para apo t’i kenë bërë presion për t’u bërë deputet.

https://politiko.al/dy-kandidate-te-tjere-te-pd-dorezojne-formularin-kerkojne-mandatin-e-deputetit/

Të fundit