KQZ i jep mandatin një tjetër deputeti nga listat e PD në Tiranë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dhënë sot mandatin e deputeti një tjetër kandidati i dalë nga listat e PD të zgjedhjeve 2017 për qarkun e Tiranës, pasi opozita ‘dogji’ mandatet.

Korab Lita do t’i bashkohet deputetëve të tjerë të rinj, që pranuan të dorëzojnë në KQZ formularin e dekriminalizimit, duke e çuar në 100 numrin e deputetëve aktualë në Kuvendin e Shqipërisë.

Lita do të zëvendësojë kreun e LZHK-së, Dashamir Shehin. Ka mbajtur dy herë detyrën e nënkryetarit të Bashkisë së Kamzës, e cila drejtohet nga kryebashkiaku i djathtë, Xhelal Mziu. Në profesion, Lita është ekonomist.

Pritet, që seancën e ardhshme do të bëjë edhe betimin në Kuvend.