Flash News

KRYESORE

KQZ-ja e re/ Veç Gjiknurit, PS çon dy emra të tjerë si anëtarë të Komisionit të Posaçëm

KQZ-ja e re/ Veç Gjiknurit, PS çon dy emra të tjerë si

Letra e kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçit, duket se ka vënë në lëvizje grupet parlamentare dhe opozitën jashtëparlamentare, para skadimit të afatit për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ-së së re.

Veç Damian Gjiknurit, sot, PS  ka zbardhur edhe dy emra të tjerë që do të dërgojë si anëtarë të këtij organi dhe përfaqësues të mazhorancës për të zgjedhur anëtarët e rinj të KQZ, e cila ka afat deri në 19 tetor, pas dakordësisë mes palëve në marrëveshjen e 5 Qershorit. Bëhet fjalë për deputetët Alket Hysenin dhe Adnor Shametin.

Më herët, si anëtarë të Komisioni i Posaçëm për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ-së së re opozita jashtë parlamentare ka caktuar Oerd Bylykbashin, kurse opozita parlamentare Edmond Stojkun dhe Myslim Murrizin.

Të fundit