Flash News

KRYESORE

KQZ “nuk pyet” për Metën, miraton kërkesën e OSBE-ODIHR

KQZ “nuk pyet” për Metën, miraton kërkesën e

Edhe pse me dreket të presidentit 30 qershori është anuluar si data e zgjedhjeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vijuar punën normalisht, duke miratuar kërkesën e OSBE-ODIHR për 150 vëzhgues në zgjedhjet vendore.

Në këtë mbledhje ka qenë i pranishëm edhe kryetari i KQZ-së, Klement Zguri, i cili i ka bojkotuar zgjedhjet e mëparshme, pasi nuk e ka konsideruar të ligjshëm veprimtarinë e këtij komisioni pas daljes së dekretet të presidentit për anulimin e zgjedhjeve.

“Nuk ka përpjekje nga askush për të bërë një vlerësim ligjore dhe real të dekretit. Unë jam kundër vendimarrjeve në parim”, ka thënë Zguri.

Kujtojmë se, edhe pas thirrjeve që presidenti Meta u ka bërë institucioneve që merren me administrimin e zgjedhjeve të zbatojnë ligjin, KQZ ka vijuar punën duke e konsideruar nul dekretin e Metës.

Meta ju drejtua pak ditë më parë me një letër shefit të OSBE-së, ku i sqaronte se dekreti i tij ishte i ligjshëm dhe se 30 qershori nuk është më data e zgjedhjeve.

Të fundit