Flash News

KRYESORE

KQZ paralajmëron krerët e bashkive: Ndryshimi artificial i banimit, i dënueshëm

KQZ paralajmëron krerët e bashkive: Ndryshimi artificial i banimit, i

Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Klement Zguri ka paralajmëruar kryetarët e bashkive dhe përgjegjësit e zyrës së gjendjes civile se do të përballen me ligjin nëse organizojnë regjistrime fiktive për zgjedhjet e 30 qershorit.

Në një deklaratë për mediat, Zguri tha se ky fenomen, i cili është vërejtur në zgjedhjet e kaluara është lehtësisht i verifikueshëm dhe do të monitorohet.

Deklarata e Zgurit:

Në proceset e mëparshme zgjedhore jo vetëm vëzhguesit, por edhe KQZ ka konstatuar se në disa bashki të vendit është përhapur transferimi i fenomenit artificial të vendbanimit të mbështetësve të atyre që kandidojnë për kryetar bashkie, me qëllim ndikimin e paligjshëm mbi rezultatin e votimit nëpërmjet votave të këtyre votuesve artificialë.

Ndryshimi artificial i banimit përbën shpërdorim të pastër detyre, por ka pasoja të rënda edhe në sistemin demokratik, sepse cënon raportin e zgjedhësve me pushtetin e zgjedhur.

Ky fenomen i kundraligjshëm lë gjurmë ndaj është i verifikueshëm lehtësisht. Është e lehtë të konstatohet se kur në një apartament figurojnë 10-20-30 familje atëherë në këtë bashki kryetari i bashkisë dhe përgjegjësi i zyrtës së gjendjes civile kanë organizuar në bashkëpunim zhvendosjen artificiale të zgjedhësve.

Auditët e KQZ do të merren me investigimin e këtij fenomeni, KQZ do të kallëzojë penalisht kryetarët e bashkive dhe përgjegjësit e zyrave të gjendjes civile, kurdoherë që do të vihet përballë këtyre fakteve.

Ndaj unë ftoj lidershipin e mazhorancës dhe opozitës të deklarohen kundër me qëllim që t’i heqin çdo mbështetje politike fenomenti.

I bëjmë thirrje zgjedhësve që të kontrollojnë emrin në listën elektronike të zgjedhësve të kontrollojnë emrin në faqen zyrtare të interentit të KQZ.

Deri në 21 maj 2019 është e hapur mundësia për tiu drejtuar gjendjes civile për të saktësuar të dhënat e tyre. Pas kësaj date listat bëhen përfundimtare. Zgjedhësit që nuk e kanë emrin në listë mund të votojnë vetëm me vendim gjykate.

 

Të fundit