Flash News

KRYESORE

KQZ: Partitë të sjellin urgjent komisionerët, kjo është e patolerueshme

KQZ: Partitë të sjellin urgjent komisionerët, kjo është

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thotë se vetëm 10 ditë përpara zgjedhjeve, 62 KZAZ nuk kanë emëruar asnjë komisioner për Qendrat e Votimit, ndërkohë që KQZ kishte planifikuar që ditën e nesërme të fillonte trajnimi i tyre.

“Kjo sjellje nga ana e partive politike është e patolerueshme dhe alarmante, pasi tregon mungesë përgjegjshmëri në përmbushjen e të drejtave dhe detyrimeve që ju ngarkon Kodi Zgjedhor”, thuhet në njoftim.

KQZ u bën apel partive politike që të sjellin propozimet për komisionerët e qendrave të votimit.

Partitë politike që kanë të drejtën të sjellin propozimet për komisionerët e qendrave të votimit, të depozitojnë në mënyrë urgjente propozimet e tyre pranë KZAZ-ve dhe të mos bëhen shkak për dëmtimin e procesit zgjedhor dhe cenimin e standardeve të zgjedhjeve”, thuhet më tej.

Gjithashtu, KQZ i kërkon Kryetarëve të Bashkive të marrin masa të menjëhershme që të gjithë qendrat e votimit të jenë të pajisura me energji elektrike dhe me të gjithë infrastrukturën e nevojshme, që procesi i votimit të zhvillohet në përputhje me Kodin Zgjedhor.

 

Të fundit