Flash News

KRYESORE

KQZ pranon 37 ankesat e Astrit Patozit për manipulimin e votave në 30 qershor

KQZ pranon 37 ankesat e Astrit Patozit për manipulimin e votave në 30

37 nga 38 ankesat e Bindjes Demokratike për manipulimin e votave në 30 qershor u pranuan nga KQZ.

Anëtarë të KQZ, shqyrtuan në mbeldhjen e sotme se ankesa e BD është brenda kuadrit ligjor, por deri më tani kjo forcë politike nuk ka paraqitur prova konkrete për të vërtetuar shtimin e fletëve të votimit në mënyrë fiktive.

E vetmja kërkesë e cila nuk do të shqyrtohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në seancë, ka qenë ajo e Vlorës.

“Kjo është sjellë tre ditë përpara se të merrej vendimi. Ku e dinin ata se do ta miratonim tabelën ne, po të mos e kishim miratuar tabelën”, tha anëtari i KQZ, Skënderaj. Ndërsa kreu i KQZ, Zguri u shpreh: “Pamundësia e KQZ për të arritur kuorumin, le të njoftohet subjekti në fjalë dhe le të kërkojë zgjidhje ligjore në Kolegj”.

Në këtë mbledhje kanë qënë të pranishëm edhe dy vëzhgues të OSBE-së.

 

 

 

Të fundit