Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
KQZ "rikthen" në Parlament opozitën, pranon pozicionin e refuzuar për Reformën; PD me propozim të ri
Ende s’ka dritë jeshile për formulën e përzgjedhjes së anëtarëve të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Pasi nuk mori përgjigje për formulën e dytë të propozuar në Këshillin Politik 4 ditë më parë, opozita e bashkuar dërgoi përmes postës elektronike një formulë të tretë për përzgjedhjen e anëtarëve të rinj. Gazeta “Panorama” ka siguruar përmbajtjen e email-it të opozitës , në të cilën formulohej formula e tretë.
Duke reflektuar shqetësimin e përfaqësuesit të maxhorancës, Damian Gjiknuri, se nga procesi i përzgjedhjes së anëtarëve të KQZ-së nuk mund të shmangen deputetët, formula e fundit e PD-së dhe LSI-së sanksionon që procesi i përzgjedhjes së anëtarëve të KQZ-së të bëhet nga një komision parlamentar.
Në këtë propozim opozita rikthehet në Parlament dhe pranon të marrë një funksion të cilin më parë refuzoi ta kishte në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore, para se të krijohej Këshilli Politik. Propozimi i ri i opozitës kërkon të sanksionojë që anëtarët e rinj të KQZ-së të përzgjidhen nga një komision parlamentar ku, sipas rregullores, të përbëhet nga deputetë duke i zgjedhur në mënyrë proporcionale nga grupet parlamentare. Ndërkohë, opozita e bashkuar në kushtet që ka djegur mandatet dhe nuk ka deputetë në Parlament, do të ketë një anëtar të sajin me të drejtë vetoje, i cili do të përzgjedhë 2 anëtarët e Këshillit Rregullator që i përkasin opozitës dhe dy të KAS-it. Anëtari me të drejtë vetoje i opozitës do të ketë rolin e tij edhe në përzgjehdjen e komisionerit.
Trupa do të përzgjidhet dhe do të votohet në bllok në Parlament. “Përzgjehdja bëhet në një komision parlamentar, ku opozita do të ketë një përfaqësues të vetin me të drejtë vetoje. Ky përfaqësues zgjedh 2 nga 5 anëtarët e Komisionity të Apelimit të Sanksioneve. Shumica ezgjedh 3. Më pas Kuvendi miraton ose rrëzon në bllok të 5 të përzgjedhurit.
Për Komisionerin PS-ja zgjedh 4 kandidatë, përfaqësuesi i opozitës politike përjashton 2 dhe Kuvendi zgjedh 1 nga 2 të mbeturit”, shkruhet në emailin e opozitës.
Ndërkaq, kur ka mbetur më pak se një javë nga përfundimi i afatit kohor të të Komisionit Parlamentar, përmes të cilit do të shkojë në Kuvend Kodi Zgjedhor i amenduar, përfaqësuesi i maxhorancës Damian Gjiknuri ftoi dje opozitën në një takim që pritet të nis rreth orës 17:00.
Gjiknuri në ftesën e tij u kujtonte palëve se afati po mbaron, ndaj ato duhet të ushtrojnë propozime konkrete dhe për çështjen e votimit të emigrantëve e cila nuk është mbyllur ende, si edhe për mbulimin e fushatës nga media.
Propozimi i III
Propozimi i tretë i PD-së për formulën e trupave të KQZ-së
■ Përzgjedhja do të bëhet nga një komision parlamentar ku opozita do të ketë një përfaqësues të vetin me të drejtë vetoje. Ky përfaqësues zgjedh 2 nga 5 anëtarët e Rregullatorit dhe 2 nga 5 anëtarët e Komisionit të Apelimeve dhe Sanksioneve. Shumica zgjedh 3. Më pas Kuvendi miraton ose rrëzon në bllok 5 të përzgjedhurit.
■ Për Komisionerin, PS-ja zgjedh 4 kandidatë, përfaqësuesi i opozitës politike përjashton 2 dhe Kuvendi zgjedh 1 nga 2 të mbeturit.
Propozimi i II i refuzuar
■ Gara për kandidatët shpallet nga Parlamenti
■ Një komision me 3 anëtarë jodeputet, një nga pakica dhe dy nga maxhoranca vlerësojnë kandidaturat nëse përmbusin kriteret.
■ Më pas ngrihet komisioni ashoc me 5 anëtarë jodeputet: 2 anëtarë nga opozita e bashkuar dhe 3 anëtarë nga maxhoranca. Nga ky komision do të bëhej përzgjedhja e 12 anëtarëve të KQZ-së, të cilët më pas i dërgoheshin Parlamentitpër t’u votuar ose rrëzuar në bllok.