KQZ shpall rezultatin përfundimtar të 6 tetorit në Kosovë, sa deputetë morën zyrtarisht VV dhe LDK

Komisioni Qendror Zgjedhor ka shpallur rezultatet finale të zgjedhjeve të 6 tetorit të mbajtura në Kosovë.

Sipas rezultateve të raportuara nga kryetarja e KQZ, Valdete Daka, Vetëvendosja ka marrë 32 deputetë, kurse LDK 29 deputetë.

“Lëvizja Vetëvendosje ka fituar gjithsej 220.811 vota apo 26.29%, LDK 206.458 apo 24.458%, PDK 178.645 apo 21.163%,  AAK-PSD ka 96.883 vota 11.477%, Lista Serbe 57.015 vota apo 6.74%, Nisma-AKR-PD 42.072 vota apo 4.984%”, tha Daka

Dy partitë e para janë ende në bisedime për formim të qeverisë së re, pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve nga Komisioni Qendror Zgjedhor.