Flash News

KRYESORE

KQZ shtyn mbledhjen, miratimi i listave të PD-së do të bëhet nesër

KQZ shtyn mbledhjen, miratimi i listave të PD-së do të bëhet

Mbledhja e parashikuar për sot e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për miratimin e listave të Partisë Demokratike për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, është shtyrë për nesër. Ky fakt bëhet i ditur nga KQZ më anë të një njoftimi për mediat. “BalkanWeb” mëson se mbledhja do të mbahet nesër në orën 12:00.

Mesnata e 26 majit shënoi dhe skadimin e afatit ligjor për depozitimin e listave dhe Partia Demokratike i depozitoi ato në KQZ përtej këtij afati. Me marrëveshjen e lidhur mes Ramës dhe Bashës më 18 maj, u shty dhe data e zgjedhjeve, duke sjellë kështu dhe shtyrjen e afateve në regjistrimin e subjekteve zgjedhore dhe të listave shumëemërore të kandidatëve.

 

 

Të fundit