Flash News

KRYESORE

KQZ u jep mandatet, kush janë 4 deputetët e rinj të Kuvendit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar mesditën e sotme dhënien e mandateve për katër kandidatë që kishin dorëzuar kërkesën dhe formularin e dekriminalizimit. KQZ u ka dhënë mandatet e deputetëve: Andi Përmetit, Fatjona Dhimitrit dhe Erion Picirt nga lista e Partisë Demokratike, si dhe Eugen Bojaxhiut nga lista e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Katër kandidatët do duhet të betohen në Kuvend në seancën e radhës për t’u zyrtarizuar si deputetë të rinj.

Me hyrjen e deputetëve të rinj, numri i deputetëve të së ashtuquajturës ‘opozitë e re’ shkon në 27.

*Fatjona Dhimitri

*Erion Piciri

Të fundit