Flash News

KRYESORE

KQZ u jep mandatin e deputetit gjashtë kandidatëve nga listat e PD e LSI

KQZ u jep mandatin e deputetit gjashtë kandidatëve nga listat e PD e

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka dhënë sot mandatin e deputetit gjashtë kandidatëve që pranuan të dorëzojnë formularin e dekriminalizimit, pas vendimit të opozitës së bashkuar për ‘djegien’ e mandateve.

Në mbledhjen e KQZ, sot morën mandatin e deputetëve:

Lefter Maliqi i PD, zëvendëson mandatin e Astrit Veliut në Berat

Ligoraq Karamelo i PD, zëvendëson Klevis Balliun në Korcë

Edlira Hyseni eLSI, zëvendëson Nora Malajn në Durrës

Erdiola Braho e LSI, zëvendëson Vangjel Tavon në Gjirokastër

Majlinda Halili e PD, zëvendëson Gent Strazimirin në Tiranë

Elda Hoti e LSI, zëvendëson Viktor Tushajn në Lezë

Me 6 deputetët e rinj, tashmë shkon në 12 numri i deputetëve të rinj në Kuvend, ndërsa ata që nuk pranuan të dorëzojnë mandatin janë Myslim Murrizi dhe Rudina Hajdari.

Ata pritet të bëjnë betimin në seancën e radhës, e planifikuar më 13 mars.

Të fundit