Flash News

KRYESORE

Krahas shkollës edhe punonte, Basha rrëfen sukseset dhe dështimet

Krahas shkollës edhe punonte, Basha rrëfen sukseset dhe dështimet

I ftuar në emisionin e pasditës në Tv Klan tek “Rudina”,  kreu i PD-së Lulzim Basha, po tregon detaje jashtë jetës së politikës dhe si nisi gjithçka.

Siç e dimë Basha ka kryer studimet e larta në Hollandë dhe me rezultate të shkëlqyera. Por jo çdo gjë ka qenë aq  e lehtë për kryetarin e opozitës.

Ai rrëfeu për Rudinen se krahas shkollës, në vitin e dytë nisi dhe punë part time që të paguante një pjesë të studimeve.

Pranë zyrës së marrdhënieve ndërkombëtare, Call Centre.

“Krahas shkollës unë nisa edhe punë që të vetfinancoja një pjesë të studime të fundit”, tha Basha.

Kur Rudina e pyet se çfarë pune bëntë Basha i tregon se bënte punë të ndryshme dhe se ka dështuar në biznes.

“Bëja punë të ndryshme. Kam punuar pranë zyrës së Marrdhënieve me Publikun. Kam punuar dhe në Call Centre Kam provuar dhe në Ujë mineral por ishte katastrofë. Nuk jam i prerë për biznes”, përfundoi Basha.

Të fundit