Flash News

KRYESORE

Krahasimi me rajonin, Shqipëria me pagat më të ulta në të gjithë sektorët

Nëse punon në Shqipëri, paga që merr në fund të muajit është më e ulta në të gjithë rajonin. për të gjithë sektorët, si në banka, sigurime, industri, bujqësi, arsim dhe sidomos në teknologji informacioni dhe shëndetësi.

Revista “Monitor” ka krahasuar pagat bruto mujore, sipas aktiviteteve ekonomike për Shqipërinë, Maqedoninë e Veritu, Serbinë dhe Malin e Zi, bazuar në të dhënat zyrtare që kanë publikuar institutet statistikore të secilit vend, ndërsa për Kosovën pagat publikohen të përmbledhura.

Paga mesatare në Shqipëri, prej rreth 50 mijë lekësh (rreth 400 euro) është më e ulta nga të gjitha vendet e rajonit. Paga mesatare më e lartë është në Malin e Zi, 765 euro.

Të fundit