Flash News

KRYESORE

Krahasimi pa sens: Vincius si Cristiano Ronaldo!

Krahasimi pa sens: Vincius si Cristiano Ronaldo!

Një krahasim shumë i guximshëm ka ardhur nga Madridi, aty ku ish-lojtari i Realit, Victor Sanchez del Amo, ka krahasuar Vinicius Junior me Cristiano Ronaldon. Ai mendon se për të njëjtën moshë kanë nivel të njëjtë.

"Ne duhet të kemi kujdes me përshkrimin e një superstari, pasi jemi mësuar me nivelin e Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos që janë shumë lart. Vinicius është 19 vjeç dhe ka karrierën përpara.

"Djaloshi ka shënuar 8 gola në sezonin e tij të parë, ndërsa Ronaldo diçka më shumë. Kjo na jep idenë se ai mund të ndjekë të njëjtën rrugë me portugezin duke parë ngjashmëritë në stil dhe lëvizje në të njëjtën moshë. Ai ka nivel të ngjashëm me Ronaldon, kur portugezi ishte në moshën e tij.

"Çelësi është ambicia për të kaluar në atë rrugë. Ronaldo e ka treguar se ka thyer çdo parashikim duke u bërë më i miri i historisë", - tha ai.

Të fundit