Flash News

KRYESORE

Krahasohet me Mesin dhe Ronaldon, historia e Arbër Zenelit që po bën Kosovën 'me krahë'

Krahasohet me Mesin dhe Ronaldon, historia e Arbër Zenelit që po

Mesfushori i djashtë, Arbër Zeneli ishte protagonisti kryesor i ndeshjes Kosovë – Bullgari, teksa realizoi një gol mjaft të bukur në minitën e 61-të, duke bërë që përfaqësuesja e Kosovës të vijojë endrrën për t’u kualifikuar në ‘Euro 2020’.

Lindur në Suedi, karriera e 24-vjeçarit ka njohur gjithnjë rritje. Pas paraqitjeve të mira me Elsborgun në kampionatin vendas, ai u transferua te Herenveni në Holandë për 1.7 milion euro, ku në dy sezone luajti 41 ndeshje dhe rezlizoi në total 21 gola.

Paraqitjet e mira, klasi dhe eleganca tërhoqën vëmendjen e e disa ekipeve europiane, por ishte ekipi i Reimsit në Francë që insistoi më shumë, duke e blerë për 3.6 milion euro. Investim i justifikuar pasi Zeneli në 7 ndeshje ka shënuar 2 gola në elitën e futbollit francëz.

Krahasuar shpesh herë nga mediat me lojtarë të njohur si Mesi apo Ronaldo, Zeneli refuzoi kombëtaren e Suedisë, për tu bashkuar me Kosovën – aty ku po shkruan emrin në histori.

E ardhmja është në duart e tij!

[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2019/03/jQvo.mp4"][/video]

Të fundit