Flash News

KRYESORE

Krahu i robotit godet shqiptarin, vdes 44-vjeçari në Itali 

Krahu i robotit godet shqiptarin, vdes 44-vjeçari në Itali 

Një shqiptar ka humbur jetën në vendin e punës në Itali. Mediat italiane shkruajnë se viktimë ka mbetur shqiptari nga kosovar Shpejtim Gashi, 44-vjeç.

Ai humbi jetën pasi u godit për vdekje nga krahu mekanik i pajisjes robotike me të cilën ishte duke punuar.

Hetimet janë duke u zhvilluar nga autoritetet kompetente për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Shpëjtim Gashi jetonte me familjen e tij, gruan dhe tre fëmijët, në Ponte di Piave, Treviso. Kompania ku ai punonte ndërpreu punën në nderim të tij dhe në shenje zie.

Të fundit