Krasniqi sheh përsëritjen e “17 majit”: Do jetë me dimensione më të mëdha

“Palët politike janë të detyruara të gjejnë një kompromis për krizën politike”. Kështu shprehet analisti Afrim Krasniqi në një intervistë për Zërin e Amerikës. Sipas tij, rasti i Shkodrës, mocioni ndaj Ilir Metës dhe 13 tetori, janë thjeshtë akte, ku secila palë kërkonë të demonstojë forcën e saj, në mungesë të Gjykatës Kushtetuese.

“Unë mendoj se rasti i Shkodrës, rasti i mocionit të mosbesimit ndaj presidentit dhe debati për zgjedhjet lokale e tetorit te dekretuara nga presidenti janë pjesë e një pakete politike. Praktikisht, vendi do të shkojë drejt një kompromisi sepse është i detyruar te shkoje, çështja estet me çfarë kostoje dhe sa kohe do te na marre kompromisi. Në rast kompromisi, të gjitha këto çështje do te diskutohen ne tryezën e diskutimeve.

Për sa kohe qe nuk ka një kompromis dhe nuk ka vullnet, këto akte janë demonstrim force dhe muskush muskujsh sesa mundësi reale për tu diskutuar sepse mazhoranca nuk ka votat në Gjykaten Kushtetuese për ta shkarkuar presidentin, i cili ndihet komod në pozicionin e tij gjysmë-politik dhe gjysmë-presidencial”, deklaron Krasniqi që parashikon se palët do të jenë të detyruara të bëjnë hapa pas.

Krasniqi beson se marrëveshja do të vijë si rezultat i këmbgënguljes së faktorit ndërkombëtarë dhe se do të jetë më e gjerë se sa kompromisi i “17 majit”. Një pakt për integrimin, e quan ai. “Do jetë një marrëveshje e detyruar, por i vetmi dallim është një llojë presioni nga ndërkombëtaret qe marrëveshja te mos përsërisë ato të viteve të kaluara. Një marrëveshje që kalon interesat e momentit, do të jetë një pakt për integrimin”, shtoi analisti Afrim Krasniqi.

Si një njohët i mirë i krizave politike, Krasniqi konstaton se kjo është e vetmja ku asnjëra palë nuk ka shfaqur vullnet për tu tërhequr nga pozicioni fillestar.