Krasta rikthehet në TVSH, paralajmëron çfarë do të ndodhë nëse konstaton parregullsi

Adi Krasta do rikthehet në televizionin publik shqiptar, që sipas tij po bën një reformim të rëndësishëm. Krasta do të moderojë Festivalin e Këngës, për të cilin zbuloi se do të ketë vetëm 3 anëtarë jurie. 

Ai paralajmëroi që nëse do konstatojë se nuk ka diçka që nuk shkon me festivalin, do demaskojë ‘live ‘personin që thotë fjalën e fundit në shpalljen e fituesit.

“Televizioni i është kthyer TVSH-së. Ka dëshirë për të bërë spektakël”, u shpreh Krasta teksa shton se i ka marrëdhëniet shumë të mira me drejtorët.

Ndërsa i pyetur nëse qeveria ka dorë në TVSH, u shpreh, “Po ta kishin bërë dhe këtë…nuk besoj”.