Flash News

KRYESORE

Kreshnik Spahiu na jep ‘lamtumirën’

Kreshnik Spahiu na  jep ‘lamtumirën’

Përmes një postimi në Facebook ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi ka bërë me  dije se  është duke  u larguar nga Shqipëria.

Nëpërmjet një video live ai  ka filmuar fluturimin mbi tokën shqiptare.

Duhet të  ketë qenë dyfish e  vështirë  pas  lënies së  postit si  kreu i AK ndërsa  vendine  tij  e  mori Lumturie Ratkoceri

Lajmërimi i AK:

Aleanca Kuqezi njofton opinionin publik se në mbledhjen e jashtëzakonshme të këshillit drejtues u miratua dorëheqja e parevokueshme e kryetarit, zotit Kreshnik Spahiu. Në mbështetje të statutit të Aleancës Kuqezi dhe Legjislacionit shqiptar, Sekretari i Përgjithshëm i propozoi Këshillit zonjën Lumturi Ratkoceri që të drejtojë e autorizuar Aleancën Kuqezi deri në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar ku do të votohet edhe Kryetari i ri. Kandidatura e zonjës Lumturi Ratkoceri u miratua me shumicë votash nga Këshilli drejtues.

Të fundit