Flash News

KRYESORE

Kreshnik Spahiu ndan 'kurvërinë' nga 'burrëria'

Kreshnik Spahiu ndan 'kurvërinë' nga

Gjatë fjalës në çadrën e protestës opozitare, në prani të aktivistëve të Aleancës kuq e e zi, të kryetarit të opozitës Basha, por edhe të një dërgate nga lugina e Preshevës, që mbështesin protestën e opozitës, Kreshnik Spahiu ka treguar se pse nuk bëri aleancë me Ramën para katër vitesh. "Nuk është çështje karrigesh, por çëshje kauzash. Të jesh me çdo qeveri është kurvëri, por të jesh me opozitën është burrëri", deklamoi Spahiu. Ai më pas ka recituar katër vargjet e famshme "se Zoti vetë e tha me gojë/ se kombe shuhen përmbi dhe,/ por Shqipëria do të rrojë,/ për të për të, luftojmë ne".

Të fundit