Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Siç shihet paketa e kërkesave nga pala greke është e plotë, profesionale, sulmuese, me qëllimin që të mbrojë ato që ka përfituar deri më sot në kurriz të Shqipërisë. Ndërsa paketa e palës shqiptare janë kërkesa fëminore, të cilat realizohen në bazë të konventave ndërkombëtare për një fqinjësi të mirë.
Nga Arben Llalla
Prej ditës së enjte në darkë e deri të dielën në drekë, ministri i jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati me shpurën e tij profesionale dhe jo të këtillë biseduan me ministrin e jashtëm të Greqisë Nikos Kotzias dhe ekipin e tij. Ditmir Bushati dhe kabineti që e shoqëronte nxituan të bëjnë sa më shumë fotografi për t’ju treguar miqve të tyre që i ndiqnin nga internetit se ndodheshin në ishullin e Kretës. Rolin kryesor në grupin shqiptar të punës e kishte grekja Artemis Dralo, e cila ka pak kohë që mban postin e zëvendësministres së jashtme duke zëvendësuar ish-zëvendësministrin e jashtëm Halil Hyseni me origjinë nga Çamëria. Ironia e fillimit të këtij takimi ishte se qeveria Rama 2 dhe Bushati kanë zgjedhur një greke për të mbrojtur çështjet shqiptare mbetur pezull përballë Greqisë.
Pala greke nga ana e saj tregoi si përherë profesionalizëm duke mos u marrë me fotoçasti, por publikoi vetëm disa foto jozyrtare të shefit të tyre, Nikos Kotzias, ndërsa të tjerat mbetën të panjohura për mediat.
Çështjet që do parashtronin përfaqësuesit e dy qeverive ishin për Greqinë: 1. Ndërtimin e 5 varrezave të mëdha me rreth 8 mijë varre bosh të ushtarëve grekë vrarë në luftën italo-greke 1940-1941, 2. Zgjidhja e kufirit detar, ku në pjesën shqiptare flenë rreth 450 miliardë euro rezerva nafte dhe gazi, 3. Njohja e disa zonave të reja për pakicën greke si në Himarë dhe Korçë. 4. Funksionimin në gjuhën greke të insitucioneve shtetërore në jugun e Shqipërisë në Sarandë, Gjirokastër, Himarë, Përmet dhe Korçë, pra vija e Veriut të Epirit, projekti i Mega Idesë së Joanin Koletit që më 1843, 5. Një dokument zyrtar nga ana e Shqipërisë që Çështja Çame është çështje e mbyllur, pra nuk ekziston. 6. Heqja nga tekstet shkollore e Çështjes Çame, e masakrave që ka kryer ushtria greke në Shqipëri më 1913, 1914, 1923, 1940, 1949.
Pala shqiptare parashtroi kërkesat: 1. Njohja e vulës apostolike. 2. Njohja e lejeve të drejtimit të automjeteve (Maqedonia dhe Shqipëria këto marrëveshje i kanë realizuar qysh në vitin 2004, mendoni sa të prapambetura i kemi marrëdhëniet greko-shqiptare) 3. Rishikimin i shenjave kufitare tokësore dhe detare. 4. Çështjen e pronave të shqiptarëve në Greqi. 5. Hapja e qendrave për të votuar emigrantët shqiptarë.
Siç shihet paketa e kërkesave nga pala greke është e plotë, profesionale, sulmuese, me qëllimin që të mbrojë ato që ka përfituar deri më sot në kurriz të Shqipërisë. Ndërsa paketa e palës shqiptare janë kërkesa fëminore, të cilat realizohen në bazë të konventave ndërkombëtare për një fqinjësi të mirë. Të kërkosh qendra votimi për emigrantët do të thotë se e ke mendjen vetëm si të mbash pushtetin. Bie në sy mungesa e ndonjë kërkesë nga pala shqiptare për Çështjen Çame apo fjalën “çam”.
Është mëse logjike që këto nuk mund t’i parashtronte Ditmir Bushati dhe grekja që pati zgjedhur Rama, Artemis Dralo.
Pas dy ditësh bisedimesh Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias dolën dhe takuan kryetarin e komunës Janis Stefanaqis, i cili kishte sjellë me vete me sazet muzikore për të festuar marrëveshjen e arritur, e cila ende nuk është bërë e njohur për publikun e gjerë. Në valle e sipër kryetari i komunës Stefanaqis i bëri disa dhurata Ditmir Bushatit, i cili tashmë në përtej kufirit thirret Dhimitris.
Në bazë të disa informacioneve konfidenciale flitet se u arritën marrëveshjet: 1. Ndërtimin e varrezave greke rreth 8 mijë varre. 2. Zyrtarizimi i gjuhës greke në Dropull afër Gjirokastrës. 3. Rishikimi me ekspertë të huaj i kufirit detar. 4. Njohja e vulës apostolike. 5. Lejet e drejtimit të automjeteve. 6. Heqjea e fjalës “Çamëria” dhe “çam” nga librat shkollorë dhe historikë që botohen nga buxheti shtetëror i Shqipërisë.
Të hënën Kotzias dhe Bushati do të udhëtojnë për në Bruksel dhe për t’i njohur me marrëveshjen e nënshkruar dhe takimi i radhës do të mbahet në Shqipëri.
Shihet që Çështja Çame dhe pronat e shqiptarëve nuk u diskutua fare. Pala greke ushtroi presion që fjala “çam” dhe “Çamëri” mos të zihej në gojë.
Zona, ku u zhvilluan bisedimet dhe hoteli, ku qëndruan përfaqësuesit e dy qeverive njihen si vende ku vizitohen shpeshherë nga Presidenti i Greqisë, figura të larta greke dhe të huaja, pasi njihet si vendlindja e Zeusit. Ministri i Jashtëm i Greqisë në nëntor 2015 ka nënshkruar një marrëveshje me kryetarin e komunës Janis Stefanaqis që të sjellë atje delegacionet e huaja, me qëllim që ky vend të njihet botërisht dhe të fitojë çertifikatën si vendi që bën pjesë në 10 vendet më të veçanta të botës së lashtë.
Ekipi i palës shqiptare i përfaqësuar nga Ditmir Bushati dhe grekja Artemis Drilo u kthyen në Tiranë me një avion çarter të qeverisë greke.
Takimi i Kretës nuk prodhoi asnjë përparim në marrëdhëniet greko-shqiptare, por ai prodhoi shumë dashuri midis Bushatit dhe Kotzias. Kreta prodhoi sërish nënshtrim të historisë shqiptare duke mohuar Çamërinë e shumë vlera të tjera të kombit shqiptar, kurse gjuha greke po njeh zhvillim në vendin e shqipeve së bashku me ushtrinë e vdekur greke të 1940. Edhe njëherë shqiptarët patën rastin të shohin se sa politikanë të dobët dërgojmë në përballjet diplomatike me vendet që historia ka treguar se i kemi armiq tradicionalë.
P.S Nikos Kotzias ka shprehur dëshirën që të jetë kumbari i pagëzimit të vajzës së Ditmir Bushatit. Kjo është një traditë greke me funksionarët e lartë të shtetit shqiptar. Janë me dhjetëra deputetë, ministra shqiptarë që fëmijët e tyre i kanë pagëzuar nga grekët në Kishat Ortodokse të Greqisë, pavarësisht se këta shqiptarë tradicionalisht i përkasin besimit islam.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38