Flash News

KRYESORE

Kreu i Antikorrupsionit Italian nis sot vizitën dyditore në Tiranë

Datat 10 dhe 11 dhjetor Kreu i Autoritetit Kombëtar të Antikorrupsionit Italian z. Raffaelle Cantone, ia ka kushtuar vizitës zyrtare në Shqipëri.

Gjatë vizitës dyditore në Tiranë Cantone do të takohet me Minsitren e Drejtësisë znj. Etilda Gjonaj, me Ministrin e Brendshëm z. Fatmir Xhafaj dhe me Kryminsitrin Edi Rama. Ata do të bisedojnë për  bashkëpunimin mes Shqipërisë e Italisë në fushën e sistemit gjyqësor e cila është  një pikë thelbësore për rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Gjatë kësaj vizite Kreu i Autoritetit Kombëtar të Antikorrupsionit Italian do të marrë pjesë në seminarin e dytë dhe të fundit follow-up pas atij të mbajtur në Trieste më korrik 2017, mbi luftën ndaj korrupsionit në kuadër të Prcesit të Berlinit.  Tenderët publikë dhe transparenca do tw jenw temat kryesore që do të trajtohen në seminarin e Tiranës.

 

Të fundit